Pas barazimit 0-0 kundër Juventusit në Allianz, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, komentoi për performancën e ekipit të tij dhe rikthimin e tij në stadiumin ku ka kaluar vite të rëndësishme të karrierës së tij.
Trajneri i njohur italian i dha merita ekipit të tij për lojëm por tha se duhet më shumë për të marr fitoren.
“Nuk e sulmuam shumë vijën mbrojtëse të Juventusit me mesfushorët tanë. Në pjesën e dytë u përmirësuam fizikisht, por ata patën një shans të madh kur Maignan bëri një pritje të shkëlqyer. Ana pozitive është se nuk pranuam gol dhe vazhduam serinë tonë pozitive, por duhet të jemi më agresivë dhe ta çojmë pikët në shtëpi”, deklaroi Allegri.
Trajneri foli gjithashtu për rikthimin e Rafael Leaos, i cili luajti pak më shumë pas një periudhe mungese.
“Kjo ishte java e tij e parë pas 45 ditësh jashtë. Ai duhet të rifitojë formën e tij fizike shpejt. Leao dhe Nkunku janë lojtarë teknikë që mund të vendosin ndeshjet. Ai tashmë ka luajtur si qendërsulmues te Lille dhe lëvizja e tij në topin e Modric ishte e shkëlqyer, por duhet të kuptojë se mund të bëjë diferencën dhe të shënojë”, nënvizoi Allegri.
Allegri komentoi edhe mundësinë e përdorimit të një tresheje sulmuese Pulisic-Leao-Nkunku.
“Do të ndryshonte ekuilibrin e ekipit, por gjëja e rëndësishme është që ata të jenë në formë. Sa më shumë lojtarë teknikë të kemi, aq më mirë, por duhet edhe pak durim”, shtoi italiani.
Ai foli edhe për rikthimin personal në Allianz, ku tifozët e pritën me pankarta mirënjohjeje.
“Ishte emocionuese. Pashë kaq shumë njerëz me të cilët kam punuar dhe me të cilët kemi festuar. Ishte emocionuese dhe argëtuese. Thjesht dua t’i falënderoj ata dhe tifozët. Jam i lumtur që u ktheva. Morëm një pikë në shtëpi, por patjetër që mund të kishim bërë më mirë. Duhet ta kuptojmë më mirë momentin”, përfundoi ai. /Telegrafi/