LE TË THEMI – Telegrafi

LE TË THEMI - Telegrafi

Poezi nga: Nurit Zarchi
Përktheu: Mimoza Erebara

Le të themi se në thelbin e pemës
Ka pemë
Dhe në thelbin e shtëpisë
Ka shtëpi
Dhe një zog pa zë
Është ulur aty
Ne pritje. Kush do t’i japë zërin atij?


Kush do t’i japë një thelb, një avantazh?
Zëri i kujt është ai që rrjedh
Nga majat e gishtave të këmbës?

Le ta pranojmë,
Bota është e lirë,
Në pemë nuk ka pemë,
Në shtëpi nuk ka shtëpi,
Dhe lotët e lisave
Kërcasin nën këmbët e saj.