Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin

Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin

Procesi i afrimit evropian është proces i zbatimit të reformave dhe transformim. Por, reformat të cilat i kërkon BE-ja nuk duhet të perceptohen si kufizuese, as duhet të perceptohen si detyrim i cili duhet të zbatohet sepse BE-ja e kërkon këtë, por duhet të perceptohen si diçka që është e mirë dhe pozitive për vendin dhe nga e cila përfitim do të kenë të gjithë qytetarët, tha sot ambasadori francez Kristof Le Rigoler.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), Le Rigoler theksoi se Franca nga afër e ndjek zbatimin e reformave në vend. Megjithatë, ai nuk deshi të japë vlerësim për atë si është gjendja momentale në Maqedoni dhe a ka mundësi reale për përparim drejt familjes evropiane. Në vend të kësaj, porositi që të pritet Raporti nga Komisioni Evropian për përparimin që duhet të publikohet së shpejti.


“Po e ndjekim nga afër zbatimin e reformave. Raporti i Komisionit Evropian për progresin për të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE, përfshirë edhe vendin tonë, do të publikohet së shpejti. Le të presim dhe të shohim se çfarë përmban ai. Gjëja thelbësore në të cilën besoj thellësisht është si më poshtë: reformat e kërkuara nga BE-ja nuk duhet të perceptohen si kufizuese, ato nuk duhet të konsiderohen si një detyrim që duhet të zbatohet sepse BE-ja e kërkon, por reformat duhet të perceptohen si diçka e mirë dhe pozitive për vendin, nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët”, theksoi ambasadori.