E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLDK të enjten i zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave

LDK të enjten i zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohen dhe zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet 12 tetor.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi Besian Mustafa.

Deri tash, LDK ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna: Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë, Vushtrrinë, Mitrovicën e komuna të tjera.

Derisa në Prizren pritet të garojë Driton Selmanaj.

Zyrtarizimi i Selmanajt pritet të ndodh nesër nga dega e kësaj partie.

Të enjten pritet të publikohet lista e plotë e kandidatëve të këtij subjekti politik.

The post LDK të enjten i zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT