Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim qendror sonte në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.
Tubimi do të fillojë në ora 19:00.
Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala do të prezantojë programin e tij për udhëheqjen e komunës.
I pranishëm në tubim do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/