Kandidati i LDK-së për Malishevën ka treguar mbi planprogramin e këtij subjekti për këtë komunë me prioritet sektorin e ekonomisë.
Fatmir Ademaj, u shpreh në Edicionin Special, se LDK për këtë komunë ka paraparë një subvencion start up për bizneset e reja me vlerë 200 mijë euro në vit, transmeton klankosova.tv.
”LDK ka paraparë pikësëpari, që fillimisht të bëjë subvencionimin e bizneseve të reja start up me vlerë 200 mijë euro në vit”.
”Në aspektin e bizneseve LDK ka vlerësu që unë si kandidat, që në vitin e parë të heq taksat komunale për shkak se janë mjete të vogla që akumulojnë dhe nuk ndikojnë në të hyrat e shumta për implikimin e buxhetit dhe duke pasur që komuna e Malishevës ka përjetuar momentalisht nga punimet që janë bërë në Malishevë bizneset edhe shpesh herë kanë qenë të mbyllura”.
”Gjithashtu LDK ka paraparë që në programin e saj që të krijohet një ndërmarrje publike që rigjeneron të hyra përmes shërbimeve që akumulohen, duke hequr barrë komunës duke mos shpallur përmes procedurave të prokurimit por t’i bëjë shumë shërbime, qoftë të varrimit, qoftë mirëmbajtje të parqeve, qoftë shërbime të tjera që mund të futen në këtë fushë, ku kjo kategori ndër tjera në vete përmban dhe rigjeneron vende të reja të punës”.
The post LDK ofron për bizneset në Malishevë heqjen e taksave komunale që në vitin e parë të mandatit appeared first on Klan Kosova.