LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve

LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kosova është më afër zgjedhjeve parlamentare, sesa konstituimit  të Kuvendit.

Kështu deklaroi ajo në emisionin “Info Magazine”, teksa po diskutonte për dështimin e sotëm të seancës konstitutive, dhe propozimin e emrave të rinj nga VV-ja për kryetar të Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

“Momentalisht Vetëvendosje nuk po do që ta konstituojë Kuvendin, madje duke i propozuar emrat e tillë polarizues që gjatë qeverisjes së kaluar kanë pasur rol të theksuar për polarizimin e qytetarëve dhe linçim të partive të tjera, ne mendojmë që konstituimi i Kuvendit është shumë larg, dhe jemi më afër zgjedhjeve”, u shpreh deputetja.

The post LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve appeared first on Klan Kosova.