E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ldk-ftojme-vv-ne-qe-te-veproje-ne-perputhje-me-aktgjykimin-e-kushtetueses-ti-nderpresin-bllokimet/LDK: Ftojmë VV-në që të veprojë në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses,...

https://klankosova.tv/ldk-ftojme-vv-ne-qe-te-veproje-ne-perputhje-me-aktgjykimin-e-kushtetueses-ti-nderpresin-bllokimet/LDK: Ftojmë VV-në që të veprojë në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses, t’i ndërpresin bllokimet – Klan Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, ky subjekt politik thekson se ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare.

“Po ashtu, siç e përcakton neni 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për një parlamentarizëm funksional, për respektim të Kushtetutës dhe për ndërtimin e institucioneve përfaqësuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve dhe nga rregullat demokratike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK e fton grupin parlamentar të LVV-së që të veprojë në përputhje me këtë aktgjykim, ”t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. /Klankosova.tv

The post LDK: Ftojmë VV-në që të veprojë në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses, t’i ndërpresin bllokimet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT