Gjatë ditës së mërkurë, Hykmete Bajrami dha dorëheqje nga posti i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar që edhe kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ta bëjë po të njëjtin veprim.
Ky zhvillim ka ngritur diskutime në sektin politik, derisa kjo temë u diskutua në “Ora Shtatë” të Klan Kosovës.
Analisti politik, Arlind Imeri thotë se ata që aktualisht përfaqësojnë LDK-në, sipas tij, janë adhurues të Abdixhikut, transmeton Klankosova.tv.
“Personat që po përfaqësojnë Lidhjen Demokratike janë aktualisht njerëz të Lumir Abdixhikut, adhurues të tij”, tha Imeri.
I njëjti u shpreh se LDK tani është e ndarë në dy grupe, ata që anojnë nga ana e Lumir Abdixhikut, dhe, siç tha ai, ‘grupi rebel’ nga ana e Hykmete Bajramit.
Ndërkohë, gazetari Valon Rushiti tha se kandidat potencial për të pasuar rrugën e Abdixhikut, sipas tij, është Përparim Rama, ani pse ky i fundit nuk e ka shprehur asnjëherë këtë ambicie.
Derisa sipas analistit Sali Rexhaj, Abdixhiku është duke kërkuar postin e presidentit.


