E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeLDK e LVV në Pejë akuzojnë njëra-tjetrën për sulme verbale mes komisionerëve...

LDK e LVV në Pejë akuzojnë njëra-tjetrën për sulme verbale mes komisionerëve të tyre

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, degët në Pejë, kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme verbale dhe provokime mes komisionerëve të tyre.

Qendra e VV-së në Pejë ka thënë se ka qenë komisioneri i LDK-së, Granit Husaj, ai që e ka sulmuar verbalisht komisioneren e tyre, Dorentina Shala, gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Qendrën Komunale të Numërimit.

“Husaj, përveçse është komisioner i LDK-së, është edhe shërbyes civil në Komunën e Pejës. Sjellje të tilla arrogante dhe fyese tregojnë gjendjen e tyre emocionale, e cila është shkaktuar nga humbja e thellë në zgjedhjet nacionale dhe paniku se do të humbasin edhe zgjedhjet lokale”.

Ndërkaq, LDK-ja në Pejë ka thënë se në Qendrën e Numërimit të votave në palestrën “Karagaç”, sot ka ndodhur një, siç e quajtën, provokim i papranueshëm e që sipas tyre është i përsëritur, ndaj komisionerit të tyre, Granit Husaj, nga komisionerja e Vetëvendosjes, Dorentina Shala.

“Ajo në mënyrë histerike e ka sulmuar verbalisht komisionerin tonë pasi që komisioneri ynë nuk ka lejuar veprime të parregullta nga komisionerët e Vetëvendosjes gjatë numërimit të votave”.

“Ne e kuptojmë se Vetëvendosje në Pejë është e palumtur dhe e hutuar për shkak të humbjes së mbi 5000 votave dhe kjo i ka nervozuar tej mase, por LDK asnjëherë nuk mund të pranoj që ata të keqpërdorin detyrën gjatë numërimit të votave të shenjta të qytetarëve të dashur të Pejës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Klankosova.tv ka mësuar se palët janë intervistuar nga Policia e Kosovës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498