Nuk e kanë humbur asnjë ndeshje!
Futbollistët e Lazios e mbytën duelin ndaj Real Sociedadit për vetëm dy minuta, duke shënuar 3 gola.
Mario Gila e zhbllokoi rezultatin pas 300 sekondave lojë, duke krijuar epërsinë e hershme për vendasit, njofton Klankosova.tv.
Mattia Zaccagni në minutën e 32-të dhe Taty Castellanos vetëm 120 sekonda më vonë, e determinuan fituesin në këtë ballafaqim të vlefshëm për xhiron e shtatë në UEFA Europa League.
Krejt çka arriti skuadra spanjolle sonte, ishte shënimi i golit të “nderit”, kur Ander Barrenetxea e gjeti rrjetën, për ta vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.
Pas këtij triumfi, kryeqytetasit e kaltër të Italisë, e kanë blinduar vendin e parë në këtë kompeticion, duke grumbulluar 19 pikë, me gjashtë fitore e një barazim, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër Sociedadi me 10 pikë, në ndeshjen kundër PAOK-ut të Selanikut, do ta kërkojë kualifikimin për fazën me eliminim direkt.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>