Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka refuzuar idenë që bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës të mbahen në Vatikan, duke e quajtur këtë një zgjedhje “jo elegante”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas “The Guardian”, Lavrov tha se nuk do të ishte e përshtatshme që dy shtete me shumicë ortodokse të zhvillonin negociata në një vend të krishterë katolik.
“Do të ishte paksa joelegante që shtetet ortodokse të diskutojnë në tokë katolike çështje që lidhen me eliminimin e shkaqeve rrënjësore të luftës,” citohet të ketë thënë ai për agjencinë AFP.
Lavrov akuzoi gjithashtu Ukrainën për “shkatërrimin” e Kishës Ortodokse Ukrainase, duke shtuar se për vetë Vatikanin, në këto rrethana, “nuk do të ishte e rehatshme të priste delegacione nga shtete ortodokse”.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se tre vende janë duke u shqyrtuar si mundësi për organizimin e bisedimeve: Vatikani, Turqia dhe Zvicra.
“Ne po i synojmë të gjitha këto tri vende, pasi të tria këto vende janë të mira”, tha Zelensky, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret bazuar në efektivitetin e takimit, jo në aspektin e rehatisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);