Një mbrëmje e paharrueshme për Lautaro Martinez në Sardenja, ku Interi fitoi ndaj Cagliarit me rezultat 0-2.
Kapiteni i Interit shënoi golin e tij të parë të sezonit në ndeshjen e pestë të kampionatit, duke thyer barazimin kundër Cagliarit dhe duke vazhduar traditën e jashtëzakonshme, 12 gola në 12 ndeshje ndaj këtij rivali.
Me këtë realizim, sulmuesi argjentinas arriti kuotën e 117 golave me fanellën zikaltër, duke kaluar një ikonë të klubit si Sandro Mazzola (116).
‘El Toro’ tani renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Interit.
Në horizont, Lautaro ka emra të tjerë legjendarë: Alessandro Altobelli (128), István Nyers (133), Benito Lorenzi (138), ndërsa rekordi absolut i Giuseppe Meazza-s me 197 gola mbetet ende i paprekshëm.
Kapiteni zikaltër jo vetëm që po udhëheq skuadrën me gola të rëndësishëm, por gjithashtu po forcon statusin e tij si një nga figurat më të mëdha në historinë moderne të Interit. /Telegrafi/