14:38 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / Gj. Sh
Dëmtimi muskulor që e nxori nga loja në gjysmëfinale ka ndezur alarmin te Interi, që pret një rikthim të shpejtë të kapitenit.
Situata e sulmuesit zikaltër ngjan me atë të Thuram, me stafin mjekësor që po punon pa pushim për ta rikuperuar në kohë.
“Do të jetë shumë e vështirë ta kemi në dispozicion,” u shpreh Simone Inzaghi, por në futboll gjithçka është e mundur deri në fund.
Argjentinasi pësoi një tërheqje muskulare në fund të pjesës së parë ndaj Barcelonës, duke u bërë shumë e vështirë që ai të ndihmojë ekipin e tij të mërkurën, kur Inter ballafaqohet sërish me katalunasit.