Lauren Sanchez surprizon me një stil të thjeshtë gjatë një eventi në Connecticut

Lauren Sanchez surprizon me një stil të thjeshtë gjatë një eventi në Connecticut

Lauren Sanchez u shfaq në një formë krejt ndryshe nga zakonisht këtë javë, duke zgjedhur një kombinim minimalist me një këmishë të bardhë të freskët dhe xhinse të ngushta të zbehta për një aktivitet në Connecticut.

Bukuroshja 55-vjeçare, e njohur për veshjet glamuroze, bëri kështu një përjashtim të rrallë nga stili i saj i zakonshëm luksoz.


Dalja e saj përkoi me lajmin e madh nga kompania prestigjioze Scholastic, e cila e emëroi Sanchez Bezos si Kampione të Shkrim-Leximit për programin “United States of Readers”, shkruan DailyMail.

Gjatë vizitës në shkollën fillore Winthrop STEM, ajo u takua me fëmijët, lexoi fragmente nga libri i saj i suksesshëm “The Fly Who Flew To Space” dhe foli për rëndësinë e leximit në formimin e brezave të rinj.

“Si nënë dhe si autore, e di fuqinë që kanë librat për të hapur botë të reja për fëmijët”, tha ajo, duke shtuar se është krenare që përmes personazhit të saj të dashur Flynn po ndihmon në inkurajimin e imagjinatës dhe krijimtarisë tek të vegjlit.

Sanchez theksoi se misioni i saj është të krijojë mundësi për fëmijët në shkolla me burime të pamjaftueshme që të kenë akses në libra cilësorë.

Përveç rolit të saj si ambasadore e leximit, Sanchez ka ndarë edhe emocionin e bashkëpunimit në rrjete sociale, duke e cilësuar këtë një “aventurë të re frymëzuese” për të gjithë fëmijët.

Tashmë, libri i saj do të shpërndahet nëpër shkolla në kuadër të programit, duke u bërë pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një brez lexuesish të apasionuar.

Me këtë angazhim të ri dhe paraqitjen e saj të thjeshtë por elegante, Lauren Sanchez tregoi një anë më të afërt dhe të përulur, duke i dhënë një mesazh të fortë: se fuqia e leximit mund të jetë më e rëndësishme se çdo shfaqje luksoze. /Telegrafi/