Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeLaura Fazliu siguron finalen e Grand Prix-it në Austri

Laura Fazliu siguron finalen e Grand Prix-it në Austri

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu mposht kundërshtaret një nga një dhe përballet në finale me brazilianen Rafaela Silva në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura Fazliu ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke siguruar finalen e turneut Judo Grand Prix Linz që po mbahet në Linz.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke kaluar me sukses disa përballje të forta deri në fazën vendimtare të turneut. Xhudistja nga Kosova dominoi në përballjet e saj dhe siguroi një vend në finale pas fitoreve bindëse ndaj rivaleve të saj.

Në përballjen e parë, Laura mposhti sllovenen Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale, ajo triumfoi ndaj kroates Nina Cvjetko, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni prestigjioz të xhudos.

Në gjysmëfinale, Laura ishte më e mirë se gjermania Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti me ippon, për të siguruar finalen e madhe.

Në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë, ajo do të përballet me një emër shumë të njohur të këtij sporti, brazilianen Rafaela Silva, e cila në gjysmëfinale mposhti spanjollen Laura Vazquez Fernandez.

Arritja në finale për Fazliun është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të xhudos kosovare në skenën ndërkombëtare, ndërsa tani shpresa është që ajo ta kurorëzojë këtë paraqitje të shkëlqyer edhe me medaljen e artë në turneun e Linzit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT