Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbajtur tubimin e radhës sot në qytetin e Rahovecit.
Kandidati i AAK-së për kryetar të këtij qyteti, Smajl Latifi, para qytetarëve ka pohuar se vetëm ai ka një program konkret për zhvillimin e Rahovecit.
Sipas tij, kandidatët e partive të tjera tregojnë vetëm përralla.
Latifi theksoi se në hartimin e këtij programi morën pjesë ekspertë të ndryshëm nga Rahoveci, në fusha si arsimi, teknologjia, shëndetësia dhe të tjera.
Ai gjithashtu tha se nuk do të mungojë asnjëherë mbështetja për bujqit, duke theksuar se produktet e tyre janë eksportuar edhe në shtetet perëndimore.
Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e lavdëroi Latifin duke thënë se është një njeri besnik dhe punëtor. /Klankosova.tv
The post Latifi thotë se programi i AAK-së për Rahovecin është më i miri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.