Latifi: Për tri mandate do të mbahem mend për investime dhe përkrahje të bujqësisë dhe bujqve

Latifi: Për tri mandate do të mbahem mend për investime dhe përkrahje të bujqësisë dhe bujqve

Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit, ka thënë se për tri mandate që drejton këtë qytet do të mbahet mend për përkrahje të bujqësisë dhe bujqve.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ka bërë investime të shumta tek bujqit dhe se ka ndihmuar që ky sektor të zhvillohet më shumë.

“Prej momentit kur e kam marrë mandatin e parë nga disa dhjetëra mijëra euro që i kam gjetur në bujqësi, diku 95 mijë euro. Tash e kam vendosur prioritet bujqësinë dhe vazhdimisht ka pasë përkrahje për bujqit. Sepse bujqësia tek ne është degë e rëndësishme dhe nëpërmjet bujqësisë arrihen edhe shumë impute tjerë të zhvillimit ekonomik”.

“Kam përkrahur direkt bujqësinë dhe bujqit dhe kam punuar shumë që ata të kenë vazhdimisht lehtësira dhe ta kenë dorën e zgjatur nga Komuna e Rahovecit. Për tri mandate e kam bërë me passion, vullnet dhe vendosshmëri, besoj se edhe bujqësia ka një standard tjetër, besoj se kemi mirëkuptim dhe përkrahje edhe nga ana bujqve”, ka thënë Latifi. /Klankosova.tv

The post Latifi: Për tri mandate do të mbahem mend për investime dhe përkrahje të bujqësisë dhe bujqve appeared first on Klan Kosova.