E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeLatifi për protestën e sotme: Duhet t’i mbështesim burrat që sakrifikuan për...

Latifi për protestën e sotme: Duhet t’i mbështesim burrat që sakrifikuan për Kosovën (VIDEO)

Emin Latifi nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Skenderaj ka folur për protestën e thirrur nga OVL-UÇK, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Latifi tha se këta burra kanë sakrifikuar për të mirën e Kosovës dhe se qytetarët duhet t’u dalin në krah.

“Parlamenti ynë e ka votuar këtë Gjykatë për t’u hequr një njollë e zezë ndaj UÇK-së. Ata burra sakrifikuan për Kosovën dhe ne duhet t’i mbështesim”, tha ai.

Sipas tij, në Skenderaj të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, janë rreshtuar në mbështetje të protestës./Klankosova.tv.

The post Latifi për protestën e sotme: Duhet t’i mbështesim burrat që sakrifikuan për Kosovën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT