Barcelona ka pësuar në shtëpi nga skuadra e vogël (vlera, sipas Transfermarket: 112 milionë euro), Las Palmas.
Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në pjesën e dytë.
Raphihna barazoi shifra për Barcelonën (vlera sipas Transfermarket: 946.00 milionë euro) në minutën e 61-të, por vetëm 6 minuta më pas, mysafirët shënuan sërish për të rikthyer epërsinë.
Me rezultatin 1-2 përfundoi ndeshja.
Duhet theksuar se Barcelona po kalon në një periudhë jo fort të mirë. Në tri ndeshjet e fundit në La Liga kanë vetëm një pikë, ndërsa kanë pranuar 5 gola.
Las Palmas është në pozitën e 14-të me 15 pikë të tubuara nga 15 ndeshje.
Aktualisht, Barcelona mban vendin e parë me 4 pikë përpara Real Madridit, mirëpo këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.