Të gjithë u befasuan kur kampioni i Kosovës u eliminua prej kualifikimeve të UEFA Europa Conference League, nga Larne e Irlandës së Veriut.
Këta të fundit po konsideroheshin kundërshtar i “konvenueshëm” për Ballkanin, por ndodhi e kundërta
Irlandezo-veriorët i mposhtën me penallti suharekasit, ku pastaj arritën edhe të hyjnë në grupet e këtij kompeticioni evropian, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse në pesë xhirot e para nuk lanë gjurmë, sonte në Belfast ndodhi mrekullia për vendasit.
Larne mori 3 pikë pasi e mundi ish-kampionin e Belgjikës, KAA Gent, me rezultat 1-0.
Tomas Cosgrove e shënoi golin e fitores në minutën e 74, njofton Klankosova.tv.
Belgët me 9 pikë gjenden në pozitën e 17-të, kurse triumfatorët e kësaj mbrëmje, renditen në vendin e 34 me 3 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>