E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLarne që e eliminoi Ballkanin, fiton sonte ndaj ish-kampionit të Belgjikës

Larne që e eliminoi Ballkanin, fiton sonte ndaj ish-kampionit të Belgjikës

Të gjithë u befasuan kur kampioni i Kosovës u eliminua prej kualifikimeve të UEFA Europa Conference League, nga Larne e Irlandës së Veriut.

Këta të fundit po konsideroheshin kundërshtar i “konvenueshëm” për Ballkanin, por ndodhi e kundërta

Irlandezo-veriorët i mposhtën me penallti suharekasit, ku pastaj arritën edhe të hyjnë në grupet e këtij kompeticioni evropian, raporton Klankosova.tv.

Ndonëse në pesë xhirot e para nuk lanë gjurmë, sonte në Belfast ndodhi mrekullia për vendasit.

Larne mori 3 pikë pasi e mundi ish-kampionin e Belgjikës, KAA Gent, me rezultat 1-0.

Tomas Cosgrove e shënoi golin e fitores në minutën e 74, njofton Klankosova.tv.

Belgët me 9 pikë gjenden në pozitën e 17-të, kurse triumfatorët e kësaj mbrëmje, renditen në vendin e 34 me 3 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT