Klubi i Drenicës e ka emëruar Arsim Thaçin si trajner të ri të skuadrës, pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli.
Drenica tha se i besojnë përvojës së Thaçit, e cila sipas tyre, do të shërbejë që klubi të arrij objektivin, kthimin në Superligë.
“Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror”.
“Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës. Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Drenica mbeti pa trajner pasi e liroi nga detyra trajnerin Bylbyl Sokoli, pas zyrtarizimit të këtij të fundit se është në listën e kandidatëve për deputetë nga VV-ja.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>