Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besimin se La Liga do të pranojë regjistrimin e blerjeve të reja, Dani Olmo dhe Pau Victor.
Laporta deklaroi se klubi ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme në kohë dhe se beson që La Liga do të tërhiqet dhe do të miratojë regjistrimet.
Barcelona po punon për të zgjidhur çështjet e regjistrimit për Olmo dhe Pau Victor, të cilët u refuzuan nga La Liga më herët këtë javë, transmeton Klankosova.tv.
Problemi lidhet me përpjekjet e klubit për të rritur kufirin e pagave duke shitur hapësira VIP në Camp Nou, një marrëveshje që vlen 100 milionë euro për 20 vite.
Megjithatë, disa klube të tjera të La Ligës kundërshtojnë këtë lëvizje, duke argumentuar se i jep Barcelonës një avantazh të padrejtë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>