Laporta konfirmon planin e Barcelonës për të braktisur projektin e Superligës Evropiane

Laporta konfirmon planin e Barcelonës për të braktisur projektin e Superligës Evropiane

Në javët e fundit, ka pasur spekulime në rritje për Barcelonën dhe pozicionin e saj në Superligën Evropiane. Krahas Real Madridit, ata janë të vetmit dy klube që janë ende pjesë e projektit, megjithëse së shpejti mund të jetë vetëm një.

Është raportuar se Barcelona synon të braktisë projektin e Superligës, dhe kjo tani është konfirmuar nga Joan Laporta.


Duke folur për El Chiringuito de Jugones, ai zbuloi planet që klubi katalunas do të ri-lidhet me UEFA-n.

“Ekziston një marrëdhënie shumë e mirë me Nasserin (Al-Khelaifi, president i Shoqatës Evropiane të Klubeve). Barcelona është për qetësimin e futbollit evropian”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Ne duam që të ketë një marrëveshje dhe të kthehemi në UEFA. Kjo është ajo që duan të gjitha klubet. Ne gjithashtu vijmë këtu për të krijuar harmoni të mirë dhe për të qenë në gjendje të arrijmë këtë marrëveshje”, përfundoi i pari i Barçës. /Telegrafi/