E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLaporta konfirmon bisedimet me Flick për kontratën e re – Indeksonline.net

Laporta konfirmon bisedimet me Flick për kontratën e re – Indeksonline.net

Hansi Flick po kalon një sezon të parë spektakolar me Barcelonën.

Gjermani padyshim se ka një ndikim të madh në lojën e katalanasve, të cilët po tentojnë të fitojnë “Tripletën” e tretë në histori të tyre.

Dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me gjermanin për të vazhduar kontratën e tij.

“Flick e di që ne duam që kjo fazë të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur”. Hansi preferon kontrata afatshkurtëra, të rinovuara vit pas viti, dhe kjo duket nga kontrata e tij aktuale”, shprehet Laporta.

Barcelona, ditë më parë arriti të fitonte Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit me rezultat 3-2, duke shtuar trofeun e tyre të dytë këtë sezon pas Superkupës.

Barcelona, po ashtu është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet ndaj Interit./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT