Një platformë e re online ka nisur të tërheqë vëmendje të madhe në Kosovë.
Bëhet fjalë për Ofertoj.com, një platformë shqiptare që sjell konceptin e ankandit online, ku përdoruesit mund të ofertojnë për produkte të ndryshme dhe t’i fitojnë ato me çmime shumë më të ulëta se në treg.
Në ankand përfshihen produkte nga kategori të ndryshme si teknologji, pajisje shtëpiake, aksesorë dhe shumë artikuj të tjerë, ndërsa çmimi i tyre përcaktohet nga ofertat e përdoruesve gjatë ankandit.
Koncepti është i thjeshtë: përdoruesit vendosin ofertat e tyre dhe në fund të ankandit produkti i takon atij që ka ofertën më të lartë.
Për shumë produkte, çmimi final mund të jetë dukshëm më i ulët se çmimet e zakonshme në treg.
Platforma tashmë është LIVE dhe përdoruesit mund të regjistrohen dhe të marrin pjesë në ankande përmes faqes zyrtare: www.ofertoj.com
Sipas njoftimit të platformës, pritet që në ankande të vendosen vazhdimisht produkte të reja dhe të krijohet një eksperiencë e re e blerjes online për tregun shqiptar.


