E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeTeknologjiLançohet në fazën beta shfletuesi i ri Dia

Lançohet në fazën beta shfletuesi i ri Dia

Mjetet tradicionale të internetit po përballen me një krizë ekzistenciale ndërsa produktet dhe mjetet AI po marrin vëmendje më shumë dhe si rezultat po tërheqin drejt vetes paranë dhe tregun.

The Browser Company është prej të paktëve lojtarë të tregut që mendon se kjo gjë po ndodh. Kompania vitin e kaluar vendosi të ndërpresë zhvillimin e shfletuesit popullor Arc duke thënë se është një mjet popullor për entuziastët por jo masat.

Kështu startupi ka vendosur të ndërtojë një shfletues tjetër me inteligjencën artificiale në zemër të saj dhe quhet Dia. Tashmë ky shfletues është i disponueshëm për tu testuar ndërsa hapi fazën beta edhe pse duhet të keni një ftesë për ta provuar.

Dia ka një ndërfaqe të drejtpërdrejtë. Shfletuesi është i bazuar në Chromium mbështetur nga Google andaj pamja dhe ndjesia që të jep është familjare.

Tipari dallues? Inteligjenca artificiale e integruar thellë. Për shembull shiriti i kërkimit të Dia sillet si një ndërfaqe për chabotin e saj AI. Ky chatbot mund të kërkojë në ueb për ju, të bëjë përmbledhje të dhënash, dhe në mënyrë automatike të kalojë mes funksioneve të bisedës dhe kërkimit.

Një tjetër veçori është Skills ku mund të krijoni pjesëza kodi që shërbejnë si shkurtesa për konfigurime të caktuara. Për shembull mund ti kërkoni shfletuesit të ndërtojë një ndërfaqe për lexim dhe të kodojë diçka për ju. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT