Lana Del Rey fotografohet në një dalje të rrallë me bashkëshortin Jeremy Dufrene

Lana Del Rey fotografohet në një dalje të rrallë me bashkëshortin Jeremy Dufrene

Këngëtarja Lana Del Rey dhe bashkëshorti i saj, Jeremy Dufrene, u panë në Paris dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Çifti, i cili rrallë shfaqet në publik , tërhoqi vëmendjen në sfilatën e modës Valentino gjatë Javës së Modës të dielën, më 5 tetor, ku nuk e fshehën dashurinë e tyre për fansat e mbledhur.


Del Rey (40 vjeçe) dhe Dufrene (50 vjeçe) mbërritën në event duke mbajtur duart.

Këngëtarja shkëlqeu me një fustan të gjatë ngjyrë livando, të cilin e kompletoi me një çantë Valentino të qëndisur, ndërsa Dufrene zgjodhi një kostum blu të errët, bluzë bezhë dhe një kapelë.

Brenda vendit të ngjarjes, çifti shkëmbeu puthje, me Dufrene në një moment që vendosi dorën në shpinën e gruas së tij në mënyrë mbrojtëse, ndërsa të dy vazhduan të buzëqeshnin për kamerat.

Në një moment, Del Rey iu afrua fansave dhe i pyeti: “A nuk është burri im i lezetshëm?”.

Dalja romantike vjen pak më shumë se një javë pasi çifti festoi përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Më 26 shtator, Lana ndau një seri fotosh nga dasma e tyre e vitit 2024 në kënetat e Luizianës në Instagramin e saj, duke shfaqur momente të lumtura nga ky event.

Thashethemet për romancën e tyre dolën për herë të parë në maj të vitit 2024, kur këngëtarja e quajti atë “i dashuri im” në një postim në Instagram.

Tre muaj më vonë, ata u panë të kapur për dore në Festivalin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/