Lamine Yamal ka folur hapur dhe i ka dërguar një mesazh Ousmane Dembeles pas ceremonisë së Topit të Artë 2025 që u mbajt në “Theatre du Chatelet” në Paris të hënën në mbrëmje.
Dembele u bë lojtari i parë i Paris Saint-Germain në histori që fitoi Topin e Artë për performancat e tij në klubin francez, pas 35 golave dhe 16 asistimeve sezonin e kaluar.
Francezi besohet se ka fituar votat lehtësisht përpara Yamal, me shokun e tij të skuadrës parisienë, Vitinha, që kompletoi podiumin, me tre vendet e para.
“Ky është një çmim falë kolektivit. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të ekipit. Dua të falënderoj qytetin tim të lindjes, Eure. Sa herë që kam mundësi, kthehem atje. Njerëzit në lagjen time më ndihmuan të arrij në këtë moment”, ka thënë Dembele gjatë fjalimit të tij pasi pranoi çmimin.
Pavarësisht se dështoi të bëhej lojtari më i ri që e merrte ndonjëherë këtë çmim, Yamal nuk u largua duarbosh pasi siguroi dy trofe radhazi të trofeut KOPA.
Megjithatë, 18-vjeçari ka përdorur rrjetet sociale për t’i dërguar një mesazh Dembeles, pasi më parë e kishte kritikuar francezin para përballjes së tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.
“Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur në majë. I lumtur për Trofeun Kopa për herë të dytë dhe urime Dembeles për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, ka shkruar Yamal në Instagram.
Gjatë fjalimit të tij të pranimit të trofeut KOPA përpara rezultatit të Topit të Artë, Yamal pranoi se nuk ishte i sigurt nëse ishte gati për të marrë kurorën.
“Nuk e di nëse jam gati për trofeun e madh! Ndoshta do të shihemi më vonë”, tha ai me shaka.
Vendi i dytë i Yamal do të thotë se ai është lojtari më i ri në histori që përfundon i dyti, duke mposhtur Ronaldo Nazarion, i cili ishte 20 vjeç pas nominimit të tij në vitin 1996. /Telegrafi/