E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_img
HomeSportLamine Yamal then rekordin e Kylian Mbappes, hyn në historinë e Ligës...

Lamine Yamal then rekordin e Kylian Mbappes, hyn në historinë e Ligës së Kampionëve – Indeksonline.net

18:28 / E Enjte, 01 Maj 2025 / Gj. Sh

Lamine Yamal ka thyer një rekord të Kylian Mbappes dhe ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Goli i tij i shënuar mbrëm me fanellën e Barcelonës ndaj Interit, e ka bërë spanjollin futbollistin më të ri i cili ka shënuar gol në gjysëmfinalen e Champions League, shkruan IndeksOnline.

Yamal e arriti këtë rekord në moshën 17 vjet e 291 ditë.

Deri tani futbollisti më i ri i cili kishte shënuar gol në gjysëmfinalen e Champions League, ishte Kylian Mbappe, i cili e bëri në moshën 18 vjet e 140 ditë.

Francezi në vitin 2017 ishte pjesë e Monacos dhe shënoi gol në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Juventusit./IndeksOnline/

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT