Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram pas ndeshjes mbrëmë ndaj Barcelonës mori një pyetje nga gazetarët në lidhje me Lamine Yamalin.
Ai u pyet nëse Lamine është më i miri në botë momentalisht, shkruan Indeksonline
Kështu nuk mendon sulmuesi i klubit italian. Madje ai thotë se Lamine Yamal është i treti dhe se dy më të mirët janë francezë.
“Jo… Lojtari më i mirë në botë është francez. Dhe i dyti më i mirë gjithashtu. Pas tij, Lamine Yamal… Lojtarët më të mirë janë Dembélé dhe Mbappé”, u shpreh Thuram