E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeShowbizLajmet për të dhe Diellzën, reagon ashpër motra e Gjestit: Po keqpërdoret...

Lajmet për të dhe Diellzën, reagon ashpër motra e Gjestit: Po keqpërdoret emri im dhe i vajzës, turp! – Telegrafi

Blerina Kelmendi, motra e Gjest Kelmendit, ka shpërthyer në një reagim të ashpër përmes një postimi në Instagram, pas lajmeve të shumta që po qarkullojnë në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Djellzën – ish-partneren e Gjestit – dhe mungesën e raportit të saj me Eglin.

Në një “story” të ndarë në profilin e saj, Blerina shpreh zemërimin dhe zhgënjimin për mënyrën si emri i saj po përmendet në një histori që, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin” – shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si “turpëruese”.

Reagimi i saj duket të jetë një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zërave që po aludojnë se shoqëria e saj me Djellzën ka ndikuar në distancën e saj ndaj Eglit, partneres aktuale të vëllait të saj. Ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re se Blerina nuk e ndjek Eglin në Instagram – fakt që ka ndezur thashethemet.

Foto: Blerina Kelmendi/InstaStory

Por Blerina e ka bërë të qartë se është e lodhur nga spekulimet dhe dëshiron që emri i saj të mos përfshihet në histori të pavërteta.

Ajo ngre edhe shqetësimin për shkeljen e privatësisë në epokën e rrjeteve sociale. “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?” – pyet ajo në fund të postimit, me një ironi që godet saktë në shenjë.

Ky reagim ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë mbështetur për mënyrën e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të cilën ka zgjedhur të flasë. Për momentin, as Gjest Kelmendi dhe as Egli nuk kanë reaguar publikisht për këtë situatë. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT