E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeLajmërohet Fatjon Zeqiri, borxhin ia lë në derë ish-gruas (VIDEO)

Lajmërohet Fatjon Zeqiri, borxhin ia lë në derë ish-gruas (VIDEO)

“Nuk kam qenë unë, ajo e ka bërë”. Kështu u përpoq Fatjon Zeqiri nga Zvicra ta hedhë fajin për mashtrimin që dyshohet se e bëri ndaj një agjencie në Preshevë, duke ia atribuuar ish-bashkëshortes së tij.

Mirëpo një incizim zanor, i siguruar nga pala e dëmtuar, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.

Zëri i Fatjonit dëgjohet qartë duke komunikuar me agjencinë dhe duke pranuar rezervimin e biletave.

Agjencia turistike në Preshevë dyshohet se u mashtrua nga Fatjon Zeqiri, ferizajasi që jeton në Zvicër, në shumën prej 1,390 frangash zvicerane, për dy bileta udhëtimi Zvicër–Kosovë.

Për disa ditë me radhë, Kiks Kosova provoi ta gjente kontaktin e Fatjon Zeqirit, duke kërkuar në të gjitha platformat sociale, por Fatjoni tashmë ishte zhdukur dhe kishte fshirë numrin nga çdo aplikacion komunikimi.

Ndonëse babai i Fatjonit i kishte treguar Kiksit se kishin kaluar dy vjet që kur nuk e kishte parë të birin, dhe se numri i borxhlinjve që i trokisnin derën nuk ishte i vogël, sapo ekipi i emisionit u largua nga shtëpia e familjes Zeqiri, u lajmërua vetë Fatjoni.

Ai insiston se borxhi dhe mashtrimi ishin kryer nga ish-bashkëshortja e tij, jo ai. Madje, në këmbim të heshtjes së emisionit, Fatjoni premtoi se do ta kryente pagesën deri më 10 gusht.

Në bisedën e tij me Kiks Kosova, Fatjoni vazhdoi të ndryshonte deklaratat, pa qenë në dijeni se emisioni tashmë posedonte edhe incizimin, i cili pohonte të kundërtën e asaj që ai po thoshte.

Ferizajasi vazhdonte të këmbëngulte se i kishte dhënë paratë ish-bashkëshortes për t’ia dorëzuar agjencisë në Preshevë, mirëpo sipas tij, ajo nuk i kishte dërguar.

Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim:

The post Lajmërohet Fatjon Zeqiri, borxhin ia lë në derë ish-gruas (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT