Pas gati 5 vjetësh si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut i ka përfunduar mandati në krye të këtij procesi.
Shteti prej nga vjen ai, Sllovakia, që është një nga pesë shtetet e BE-së, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Madje, e ka thelluar kundërshtinë ndaj republikës edhe më, pasi më 31 dhjetor 2024 mbylli edhe Zyrën Ndërlidhëse që kishte në Prishtinë.
Gjatë mandatit të Lajçakut u arrit ujdia Bruksel-Ohër mes dy shteteve negociuese, por ajo nuk u zbatua kurrë.
Në vend të kësaj, ditën kur sllovaku po e përfundon mandatin, Kosova ndodhet nën masa ndëshkuese nga BE-ja, për shkak se blloku 27 anëtarësh, thotë se qeveria Kurti 2 nuk zbatoi ujdinë për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit.
Diplomati sllovak do të zëvendsohet nga danezi Peter Sorensen.
Ky i fundit që nis detyrën më 1 shkurt, përshkrimin zyrtar e ka i dërguar i posaçëm i BE-së, ekskluzivisht për bisedimet Kosovë-Serbi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>