E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizLahuta hyn zyrtarisht në UNESCO

Lahuta hyn zyrtarisht në UNESCO

Lahuta, një nga simbolikat më të vjetra dhe më të rëndësishme të kulturës shqiptare, është përfshirë zyrtarisht në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në kategorinë e mbrojtjes urgjente.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.


“Lahuta pjesë e UNESCO-s. Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, ka shkruar Rama.

Ky vlerësim i lartë ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e këtij instrumenti autokton, i cili ka shoqëruar për shekuj epikën dhe traditat shqiptare.

Lajmi është pritur me entuziazëm trevat shqiptare, ku lahuta mbetet një simbol krenarie dhe trashëgimie shpirtërore.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT