Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, ka bërë një rrëfim ndryshe në “E Diell” me Edi Manushin.
Aktori ka rrëfyer gjithçka që nga fëmijëria, si e la futbollin për t’u futur në rrugën e artit, raportin me mamanë por edhe me motrën.
Derisa po tregonte një histori, ai ka theksuar se me të ëmën flet greqisht gjatë gjithë kohës.

“Me nënën time unë flas greqisht, me tim atë flisja shqip”, tha ish-banori në një moment.
I njëjti u komentua tejet shumë në kohën që ishte në Big Brother pasi shumë shpesh ka folur edhe greqisht.
Laerti ka qenë një personazh tejet interesant i këtij edicioni, duke sjellë një frymë krejtësisht tjetër në atë format.
Ai zhvilloi një lojë me plot ngjyra e bëri biseda të ndryshme me konkurrentët, duke iu mësuar shumë gjëra. /Telegrafi/