Kylie Jenner “shpërthen” me tenin e ri dhe barkun e sheshtë

Kylie Jenner “shpërthen” me tenin e ri dhe barkun e sheshtë

Prezantim seksi, ten i artë dhe marketing i zgjuar – si e kthen çdo imazh në fushatë reklame

Vera është drejt fundit, por bukuroshja ka gjetur mënyrën për të mbajtur gjithë vëmendjen mbi vete. Miliarderja e re, themeluese e Kylie Cosmetics, ka përvëluar rrjetet sociale me serinë e re të fotografive ku shfaqet në kulmin e formës.


Në imazhet e postuara në Instagram, Kylie shfaqet me një bluzë të bardhë, tepër të vogël, që vë në pah barkun e saj super të sheshtë dhe muskujt e tonifikuar. Pamjen e ka kompletuar me helanka lëkure me bel të ulët dhe flokë të lëshuara në valë, duke krijuar një look veror seksi dhe tërheqës.

“Asgjë si një ten i freskët”, ka shkruar në mbishkrimin e njërës nga fotot, të cilat i ka shoqëruar me poza provokuese ku ekspozon belin dhe linjat trupore, transmeton Telegrafi.

Komentet dhe thashethemet

Ashtu si zakonisht me motrat Kardashian-Jenner, komentet nuk kanë munguar, nga lavdërimet për format dhe stilin, deri te kritikat. Një pjesë e ndjekësve janë fokusuar edhe në jetën private të saj, duke u pyetur ku është aktori Timothée Chalamet, mes spekulimeve se çifti mund të mos jetë më bashkë.

Biznesi gjithmonë në plan të parë

Edhe pse fotot duken spontane, gjithçka është e menduar në funksion të markës së saj të bukurisë. Në njërën prej postimeve, Kylie ka shtuar mbishkrimin “glossy lip kits foreverrrrr” dhe ka etiketuar llogarinë e Kylie Cosmetics, duke i kthyer këto poza edhe në një fushatë reklamuese të sofistikuar.

Ndërkohë që motrat e saj po shijojnë pushimet, Kylie duket e përqendruar si te imazhi, ashtu edhe te perandoria e saj kozmetike.

Me barkun e sheshtë, tenin veror dhe strategjinë e saj të pamposhtur të marketingut, Kylie Jenner ka treguar edhe njëherë se si të përfundosh verën duke qenë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/