Kylie Jenner shkëlqen në fotografitë e reja nga Parisi

Kylie Jenner shkëlqen në fotografitë e reja nga Parisi

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish të reja nga Parisi, ku shihet duke u përgatitur për një event luksoz.

Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet fillimisht në dhomën e hotelit në të brendshme të zeza minimaliste, duke shijuar një gotë verë, ndërsa në disa fotografi të tjera shihet e veshur me një fustan elegant të zi me rripa shumë të hollë që nxjerr në pah linjat e saj trupore.


Me flokët e kapura slick bun dhe grim të rafinuar, Kylie u kujdes që çdo detaj i dukjes së saj të reflektonte elegancë dhe sofistikim.

Kylie Jenner/Instagram

Vëmendjen e veçantë e tërhoqi fakti se ajo kishte zgjedhur të brendshme nga linja “Skims”, marka e motrës së saj Kim Kardashian, e cila nuk vonoi të komentonte me krenari duke e vlerësuar zgjedhjen e Kylie-t.

Ky detaj bëri që postimi të marrë edhe më shumë vëmendje, duke u kthyer në një promovim të fuqishëm për brand-in e Kim.

Fotografitë u pritën me një bum reagimesh në rrjetet sociale, ku fansat e komplimentuan Kylie-n për sharmin, stilin dhe pamjen e kuruar deri në detaj, ndërsa shumë prej tyre e cilësuan këtë si një nga paraqitjet e saj më të bukura dhe më tërheqëse kohëve të fundit. /Telegrafi/

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner/Instagram