Kylie Jenner kritikohet ashpër për videon promovuese me “policë të rremë” mes tensioneve në SHBA

Kylie Jenner kritikohet ashpër për videon promovuese me “policë të rremë” mes tensioneve në SHBA

Kylie Jenner është bërë qendër e kritikave pasi publikoi një video promovuese për linjën e saj të re Kylie Cosmetics, ku shfaqet e shoqëruar nga dy burra të veshur si policë, ndërsa ajo vetë është e prangosur në një ambient që ngjan me burg.

Videoja, pjesë e fushatës për rilansimin e koleksionit “King Kylie”, është cilësuar nga shumë ndjekës si “jashtë kontaktit me realitetin”, veçanërisht në një kohë kur tensionet në SHBA janë të larta për shkak të bastisjeve të ICE-së dhe protestave kundër abuzimeve të pushtetit, shkruan DailyMail.


Në rrjetet sociale, përdoruesit e X (ish-Twitter) dhe Reddit kanë reaguar me indinjatë. Shumë e krahasuan videon me reklamën e shumëpërfolur të Pepsi nga viti 2017, ku motra e saj Kendall Jenner shihej duke “zgjidhur” një përballje me policinë me një kanaçe pije. “A po përpiqet ajo të përsërisë polemikën e Kendall-it?” – shkroi një komentues.

Të tjerë e cilësuan klipin “provokim të panevojshëm” dhe “manipulim të çuditshëm” në një kohë kur, siç shkroi një përdorues, “ICE po rrëmben njerëz dhe Kylie po përdor uniformat e policisë si estetikë për marketing”. Një tjetër shtoi: “Pse po e përdor sistemin e burgut si element mode? Kjo është mungesë totale ndjeshmërie”.

Kylie, e cila e lidh koleksionin King Kylie me periudhën e saj të hershme të famës rreth vitit 2015, ka ndarë edhe materiale të tjera promovuese, përfshirë një video luksoze ku shfaqet duke ngarë një Rolls Royce dhe duke veshur rroba firmato, si dhe një “pjesë të dytë” të klipit të famshëm të realizuar me regjisorin Colin Tilley.

Megjithëse lansimi i koleksionit të ri është planifikuar për më 18 tetor, pjesa më e madhe e vëmendjes aktuale është përqendruar te reagimet negative ndaj përmbajtjes së saj, me shumë ndjekës që i kërkojnë miliarderes “të lexojë dhomën” dhe të përdorë platformën e saj për çështje reale, jo për “marketing provokues”. /Telegrafi/