Xherdan Shaqiri, i cili nga viti 2012 deri në 2015 mbrojti ngjyrat e Bayern Munich, është rikthyer tani te klubi i tij i fëmijërisë, FC Basel.
33-vjeçari erdhi pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në Zvicër, duke shënuar 18 gola dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Shaqiri u pyet për shokun më të mirë të skuadrës në gjithë karrierën e tij. Mesfushori shqiptar nuk e pati të lehtë të zgjidhte, por vendosi të veçojë ish-yllin e Bayern Munichut, Franck Ribéry.
Shaqiri dhe Ribery
“Është e vështirë të zgjedh vetëm një, sepse kam luajtur me shumë lojtarë të fortë dhe unikë. Por nëse duhet të them dikë, do të thoja Ribéry”, u shpreh Shaqiri.
Duke kujtuar kohën në Mynih, ai tregon veçorit e francezit, i cili u kthye në legjendë në klubin gjerman.
“Që në stërvitjen e parë më bëri përshtypje. Jashtë fushës ishte i qetë dhe gjithmonë i buzëqeshur, por në fushë shndërrohej në një tërbim. Kishte driblim dhe cilësi të jashtëzakonshme”.
Shaqiri te Bayern Munich
“Franku është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në futboll”, deklaroi Shaqa. /Telegrafi/