E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeSportKy trajner është favoriti kryesor për të zëvëndësuar Alonson te Bayer Leverkuseni...

Ky trajner është favoriti kryesor për të zëvëndësuar Alonson te Bayer Leverkuseni – Indeksonline.net

Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit.

Spanjolli me shumë gjasë do të bëjë rikthimin e tij te Real Madridi, pas 11 vjetësh.

Dhe siç raporton “Marca”, drejtuesit e skuadrës kanë hedhur sytë në Itali te skuadra e Comos, ku e shohin Cesc Fabregasi si prioritetin e tyre kryesor për të marrë stolin e skuadrës.

Ish-lojtari i Barçës i përshtatet në mënyrë të përkryer asaj që kërkon Bayer: një trajner të ri me një mentalitet sulmues dhe një uri për tituj. Që Fabregas është aksionar në Como nuk do të ishte problem, e tëra çfarë duhet është që spanjollit’i thotë po ekipit gjerman.

Fabregasi arriti të ngrit skuadrën e Comos në Serie A, sezonin e kaluar dhe tashmë në këtë sezon po bën mrekulli duke u pozicionuar në pozitën e 10-të në tabelë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT