“Ky nuk guxon me marrë tenderin…” – Kastrati thotë se Rahimaj e urdhëroi zyrën e prokurimit (VIDEO)

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka ngritur një akuzë ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Kadri Rahimaj.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kastrati tha se Rahimaj ka urdhëruar zyrën e prokurimit për të anuluar një tender në Malësi, në vlerë mbi 1.3 milionë euro.

“Ka qenë një kompani që ka dalë me ofertën më të lirë, rreth 1.3 milionë euro, për njërën prej tri lloteve të një rruge në Malësi. Ish-shefi i saj e telefonon dhe i thotë, 10% nëse don me marrë tenderin. Kompania i përgjigjet negativisht. Pas dy-tre ditësh, kryetari Rahimaj shkon në zyrën e prokurimit dhe thotë,  ‘Mbani çka doni, ky nuk guxon me marrë tenderin’, dhe urdhëron anulimin”, deklaroi Kastrati, të ketë thënë Rahimaj.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

The post “Ky nuk guxon me marrë tenderin…” – Kastrati thotë se Rahimaj e urdhëroi zyrën e prokurimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.