Ky është vendimi i apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Ky është vendimi i apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Apelimi i Real Madrid kundër sanksionit të Jude Bellingham është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.

Angelezi do t’i mungojë Real Madridit në dy ndeshjet e ardhshme, transmeton Klankosova.tv

Bellingham rrezikonte të dënohej nga 4 deri në 12 ndeshje, por ai mori dënimin minimal prej vetëm 2 ndeshjesh.

‘Los Blancos’ apeluan kundër këtij vendimi pasi pretenduan se kishte një gabim të gjyqtarit në raportin që hartoi ai pas ndeshjes ndaj Osasunës.

Në raportin e gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero thuhej se Bellingham kishte përdorur fjalorë të rëndë dhe nuk kishte thënë “shporru” ashtu siç pretendonin disa persona.

 

The post Ky është vendimi i apelit për kartonin e kuq të Bellingham appeared first on Klan Kosova.