E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ky-eshte-personi-qe-vdiq-pasi-u-aksidentua-dite-me-pare-ne-mitrovice-foto/Ky është personi që vdiq pasi u aksidentua ditë më parë në...

https://klankosova.tv/ky-eshte-personi-qe-vdiq-pasi-u-aksidentua-dite-me-pare-ne-mitrovice-foto/Ky është personi që vdiq pasi u aksidentua ditë më parë në Mitrovicë (FOTO) – Klan Kosova

Ka vdekur në QKUK burri  që u aksidentua më 6 qershor në Lushtë të Mitrovicës.

Klankosova.tv mëson se viktima është Lavdim Hoti.

Për vdekjen e Hotit kanë shkruar edhe të afërm e familjarë.

“Shumë gjera ne jetë i mesova por me ndarjen tende nga jeta Lavdim Hoti, smundem te pajtohem ndihem pa forc te shkruaj per ty vlla Lavdim ishim kusheri shok madje u rritem ne nje sofer me quaje ne shumë emra si, Bushi Qorri madje shumë her me thoje ngjiti syzat se nuk sheh mir te gjitha ato qe mi thoje me pelqejshin mirpo pse more vlla na le, te pikelluar mbar familja Hoti”, thuhet në njoftimin e njërit prej familjarëve, Agim Hoti.

Sipas llogarisë së të ndjerit në Facebook, ai duket se ka lënë pas gruan.

Ndryshe, sipas policisë përveç viktimës, në aksident e 6 qershorit kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra.

Lushtë, Mitrovicë Jugu  06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar  i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, njofton PK. / Klankosova.tv

The post Ky është personi që vdiq pasi u aksidentua ditë më parë në Mitrovicë (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT