Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Istog të Poshtëm, ku në një zonë pyjore të njohur si “Pylli i Popit” është gjetur një trup i pajetë.
Sipas burimeve të sigurta nga vendi i ngjarjes, trupi dyshohet se i përket Beqir Maloku (68 -vjeçar), i cili ishte raportuar i zhdukur më 29 shtator 2025.
Burimet bëjnë të ditur se trupi nuk duket i freskët, duke ngritur dyshime se vdekja mund të ketë ndodhur javë apo muaj më parë.
Pas gjetjes, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Trupi pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe identitetin përfundimtar.
Hetimet për rastin janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


