Një person dyshohet se është mbytur gjatë ditës së sotme në liqenin e Ujmanit.
Siç raporton Sinajli, viktima është Rr.Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë e Mitrovicës. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili shtoi se personi në fjalë ishte hedhur nga ura por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.
The post Ky është mërgimtari që dyshohet se humbi jetën në Ujman appeared first on Klan Kosova.