E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKy është i riu që vdiq sot në aksidentin në Sekiraçë të...

Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Sekiraçë të Podujevës

Një i vdekur e katër të lënduar është bilanci i aksdientit të sotëm që ndodhi në fshatin Sekiraçë të komunës së Podujevës.

Viktima i këtij aksidenti tragjik është Benjamin Hasani, nxënës i Shkollës Fillore “Enver Maloku” në Podujevë.

Lidhur me vdekjen e të riut ka reaguar edhe kolektivi i shkollës.

Në njoftimin e shkollës, thuhet se vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, arsimtarët dhe shoqërinë.

“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku humbi jetën nxënësi i shkollës sonë Benjamin Hasani. Humbja e jetës së tij është humbje e madhe për familjen, arsimtarët dhe shoqërinë e tij. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë të afërmve të tij. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, shokët e klasës, i gjithë stafi dhe nxënësit e shkollës Enver Maloku!”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

The post Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Sekiraçë të Podujevës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT