Personi ndaj të cilit sot Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për veprën penale të shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve është Ylber Morina, mëson KlanKosova.tv.
Morina ndodhet nën masën e paraburgimit që nga data 16 prill, kur edhe ishte arrestuar në Suharekë.
Sipas aktakuzës, atë mbrëmje, rreth orës 22:00, në veturën e tij “Opel Astra” është gjetur një sasi e vogël marihuanë dhe një mulli (grinder), ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan janë zbuluar edhe sasi të tjera të substancave narkotike, me peshë totale mbi 1 kilogram.
Prokuroria e ngarkon atë me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa ka kërkuar nga gjykata që pas administrimit të provave, i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Klankosova.tv.
Ngritet aktakuzë ndaj personit që shiste dhe shpërndante drogë në Suharekë
The post Ky është i riu që po akuzohet për shitblerje të drogës në Suharekë appeared first on Klan Kosova.