Si pasojë e një vetaksidenti që ngjau në mesnatën e sotme në Treboviq të Pejës, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar.
Klankosova.tv mëson se viktima që humbi jetën është i riu, Metlind Neziri, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Dy të lënduarit tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës dhe më pas janë dërguar për në QKUK.
Dyshohet se deri tek aksidenti erdhi pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës.
The post Ky është i riu që humbi jetën nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës (FOTO) appeared first on Klan Kosova.